Lëvizja Besa: Dhënësit dhe marrësit e ryshfetit në “Maxhar Telekom” duhet të dënohen njësoj

Pas vendimit të Komisionit Amerikan për Letra me Vlerë ku dënohen ish drejtorët e “Maxhar Telekomit” sot Forumi Rinor i Lëvizjes Besa ka reaguar duke thënë se dhënësit dhe marrësit e ryshfetit duhet të dënohen njësoj, njofton Portalb.mk.

Nga kjo parti theksuan se vendimi i këtij Komisioni Amerikan ka zgjedhur dilemën e kamotshme të Lëvizjes Besa se në vepra kriminale janë të përfshirë edhe funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Të rinjtë e Lëvizjes Besa bëjnë “thirrje deri organet vendore që menjëherë të marrin në shqyrtim këtë rast dhe të vazhdojnë hetimet se kush në të vërtetë mori ryshfet në rastin “Maxhar Telekom” dhe përgjegjësit e këtij megaskandali sa më herët të vendosen prapa grilave”.

Ata gjithashtu shprehën “se nëse Prokuroria Publike nuk e bën, sepse ne e dimë se si janë vendosur prokurorët aty, presim që këtë ta inicojë Prokuroria Speciale Publike”.

Nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA shprehën se ky reagim bëhet për t’i inkurajuar organet kompetente që këtë lëndën ta vazhdojnë pa asnjë hezitim, duke pasur parasysh se vetëm me sjelljen e drejtësisë në vend dhe me dekriminalizimin e politikës mund të arrihet qetësia në Maqedoni, ndërsa çdo fshehje e krimit përbën krim në vete.

LEXO: Rasti “Magjar Telekom” përfundon në SHBA, tek ne ngec nëpër prokurori dhe gjykata

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button