Shkup, konferencë për promovimin e transparencës në gjyqësor

Instituti për Politikë Evropiane në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit, kanë organizuar në Shkup konferencën e cila synon avancimin e transparencës së gjyqësorit në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane, tha se debati është organizuar në kuadër të projektit Rrjeti 23+ dhe ka të bëjë me përmirësimin e transparencës së gjyqësorit si një mënyrë e rritjes së besimit të publikut në sistemin gjyqësor dhe të kuptuarit më të mirë të gjykatave dhe verdikteve të miratuara që njëkohësisht eliminojnë rrezikun e korrupsionit.

“Vlerësojmë se gjyqësori si një hallkë e tretë e pushtetit duhet të jetë i përfshirë në procesin e integrimeve evropiane. Eventi njëkohësisht paraqet nisje të dialogut të organizatave qytetare me institucionet gjyqësore gjatë të cilit besojmë se do të ketë shumë mospajtime, mirëpo shpresojmë të kontribuojmë në reformat e sistemit të legjislacionit”, tha Kacarska.

Ajo tha se në vazhdën e kritikave të Institutit për Politika Evropiane, është perceptimi i fituar për qasje të mbyllur kundrejt gjyqësorit, eliminimin e të cilit perceptim e synon edhe eventi i sotëm, më konkretisht duke bërë bashkë aktorët kyç të gjyqësorit me organizatat e shoqërisë civile, të cilat përmes dialogut të gjejnë një zgjidhje për këto çështje.

Organizatorët e konferencës theksuan se transparenca gjyqësore kontribuon në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, ndërkohë që sipas Komisionit Evropian, Maqedonia ka shënuar një zbrapsje për të dytin vit radhazi në aspektin e gjyqësorit. Në konferencë morën pjesë shumë persona relevantë nga kjo lëmi, në mesin e të cilëve edhe gjyqtarë nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button