Tetovë, OEMVP me aktivitete në ndihmë të ndërmarrjeve ekonomike

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot organizoi sesion informativ me kompanitë e Tetovës, ku u diskutua mbi  Ligjin për marrëdhëniet e punës dhe të drejtat apo obligimet që rrjedhin nga ky ligj. Këto sesione gjithashtu kanë për qëllim mbledhjen e të dhënave të vlefshme, çështjet e të cilave janë më të rëndësishme dhe më të vështira për t’i përballuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, njofton Portalb.mk.

Në takimin informativ në Tetovë u prezantuan rregullat dhe problematikat që kanë të bëjnë me tatimin e të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet e tjera. Pjesëmarrësit kishin mundësi të njihen me përcaktimet e sakta të bazës tatimore për llogaritjen e tatimit të të ardhurave personale, tatimi në fitim, tatimi në burim, TVSH dhe tatimet tjera, si dhe rastet kur bëhet pagesa me fokus të veçantë në gabimet e mundshme nga përvoja praktike.

Partnerët implementues të USAID-it për këtë projekt janë EPI CENTAR Internacional, në bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe Odën për Teknologji Informatike dhe telekomunikimit – MASIT.

Projekti financohet nga Qeveria  e SHBA-së me qëllim për të mbështetur rritjen ekonomike duke lehtësuar presionin mbi NVM-të të shkaktuara nga ndryshimet e shpeshta të rregullave ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button