Dita e negociatave, eurodeputetët sjellin “paktin” në Tiranë

Negociatorët ndërkombëtarë David Mekalister dhe Knut Flekenshtein që do synojnë zgjidhjen e krizës politike mbërrijnë sot në Tiranë.

Siç informon TCH, ata do të takojnë me rradhë përfaqësuesit e mazhorancës e më pas ata të opozitës.

Pritet që pakti që do negociojnë gjatë këtyre orëve,dy eurodeputetët, përfaqësues të lartë të dy grupimeve më të mëdha të Parlamentit Europian t’i japë zgjidhje krizës, e cila duket e pakalueshme për shkak të qëndrimeve të palëkundura të palëve.

Në pritje të vizites së eurodeputetëve, diplomatët në Tiranë po bëjnë takime me përfaqësues nga opozita dhe mazhoranca.

Ambasadori amerikan Donald Lu bisedoi dje për disa orë me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në zyrën e këtij të fundit. Ndërsa sot ai është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button