Përfundoi “Java e Jetimit” (FOTO)

Organizata Humanitare ”Kalliri i Mirësisë” përmbylli me sukses aktivitetin “Java e Jetimit”, këtë vit nën moton “Jetimi, amaneti ynë”, aktivitet i cili organizohet për të pestën herë me radhë, njofton Portalb.mk.

Fushata filloi me shpërndarje të fletushkave në Çarshinë e Shkupit dhe para Universitetit të Evropës Juglindore për të njoftuar opinionin e gjerë rreth aktiviteteve që do të realizohen, për të pasuar me një pres konferencë në zyrat e OH ”Kalliri i Mirësisë” me ç’rast u paraqitën qëllimet e organizimit të kësaj fushate.

Fushatën e përcollën një numër i madh dhe i shumëllojshëm aktivitetesh, ku morën pjesë fëmijë nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria, Sanxhaku dhe Mali i Zi. Mysafirët e vegjël u mirëpritën nga kryetarët e disa komunave ku do të veçonim atë të Çairit, Tetovës e Kërçovës, sepse për ta ishin përgatitur  edhe disa dhurata simbolike. U vizitua edhe kopshti zoologjik, duke mos harruar shpërndarjen e pakove ushqimore dhe mjeteve teknike për ta.

Aktiviteti më madhor në kuadër të kësaj fushate ishte koncerti humanitar që u realizua në Suli Han të Çarshisë të Shkupit, ku fëmijët e Maqedonisë dhe ata nga shtetet e ndryshme mysafirë performuan disa pika artistike duke përfaqësuar vendet e tyre.

Pas koncertit humanitar, të gjithë së bashku u nisën drejt realizimit të ekskursionit dy ditorë duke filluar nga qyteti i Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Strugës e deri në Ohër. E gjithë kjo u rrumbullaksua  me koncertin humanitar në Kërçovë ku u prezantuan artist e humanist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button