UNSH-ja për Ditën Botërore të Librit shpalli fituesit e konkursit për ese dhe poezi (FOTO)

Unioni i Nxënësve Shqiptar (UNSH) me rastin e Ditës Botërore të Librit mbrëmë në Qendrën Informative Kulturore mbajti programin ku shpalli fituesit e konkursit “Eseja dhe poezia më e mirë”, njofton Portalb.mk.

Fituesit u zgjodhën nga juria profesionale, shkrimtarë nga Kosova dhe Shqipëria të cilët ishin prezent: Izet Shala, Vera Istrefaj dhe Fadil Javori.

Në kategorinë e poezisë më të mirë u zgjodhën:
Vendin e parë e fitoi Llausha Zenuni – “Kompromis me engjëllin”;
Vendin e dytë e fitoi Blerton Arsllani – “Për Atdhe”
Vendin e tretë e fitoi Egzona Shabani – “Të pashpirtëve”.

Në kategorinë e esesë më të mirë u zgjodhën :
Vendin e parë e fitoi Aslije Pajaziti – “Pasqyra e jetës”
Vendin e dytë e fitoi Selime Halili – “E pakënaqur me të gjithë”
Vendin e tretë e fitoi Isra Ademi – “Thjeshtë hidh hapin e parë”.

Shkrimtarët përveç prezencës së tyre ata poashtu dhuruan një numër të madh të librave për ta pasuruar bibliotekën e klubit të librit të Unionit të Nxënësve Shqiptar si dhe i shpërblyen fituesit.

Image may contain: 3 people, people standing and indoor
Fituese e vendit të parë për ese, Aslije Pajaziti
Image may contain: 2 people, people standing
Fituese e vendit të parë në poezi, Llausha Zenuni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button