Allegri: Juventus nuk është makineri e përkryer

Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, konsideron se ende nuk ka krijuar një makineri të përsosur, megjithëse thekson se i kënaqur nga ajo që ekipi i tij ka bërë gjatë këtij sezoni, raporton Anadolu Agency (AA).

“Juve” të dielën mposhti Genoan me rezultat 4:0 duke mbajtur avantazhin prej tetë pikësh ndaj Romës e cila mban pozitën e dytë, kështu që pesë xhiro para përfundimit të Serie A është gjithnjë e më e qartë se do të mbrojë titullin e kampionit të Italisë.

Përveç kësaj ekipi i Allegrit ka siguruar plasman në finalen e kupës së Italisë dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edhe atë duke eliminuar Barcelonën.

“Nuk jemi makineri e përsosur, sepse ende kemi hapësirë për përmirësim, por me të vërtetë kemi një sezon të mrekullueshëm. Absolutisht, është e mrekullueshme të kemi 83 pikë në pesë xhiro para përfundimt të kampionatit dhe të jemi në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Allegri.

“Megjithatë, ende është shumë herët të fasim për titullin. Duhet të kemi parasysh dhe të jemi seroiz deri atëherë kur Roma edhe matematikisht nuk mund të na arrijë. Tani ne kemi disa ditë për të pushuar dhe pastaj do të përqendrohemi ndaj Atalantës. Pas kësaj kemi katër ditë pushim për t’u përgatitur për Monakon, që do të jetë kohë e mjaftueshme. Ende nuk kemi fituar asgjë”.

Nëse arrin titullin e kampionit, kjo do të jetë madje titulli i gjashtë radhazi për Juventusin, i cili është mbreti absolut në futbollin italian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button