‘Linda Halimi nuk do të kualifikohet për në finalen e Eurovizionit’ (VIDEO)

Wiwibloggs, një prej portaleve që përcjellë në mënyrë të pavarur Festivalin Evropian të Këngës – Eurovizion, gjithmonë para edicioneve të festivalit parashikon se kush mund të kalojë nga gjysmëfinalet në finalen e madhe të Eurovizionit, shkruan KultPlus.

 William dhe Deban, dy prej bllogerëve në Wiwibloggs kanë folur mbi gjysmëfinalen e parë, në të cilën do të ngjitet në skenë Lindita Halimi për Shqipërinë.

Sipas William, Shqipëria nuk do të mund të ngjitet në finale, pasi kjo gjysmëfinale e parë është shumë e fortë në konkurrim dhe Lindita nuk ka një këngë që do të mund të veçohet.

“Megjithatë, më pëlqen kënga por shpresoj se do të ketë përkujdesje për skenografinë sepse edhe ajo ka shumë rëndësi. Por për mua, Lindita nuk kualifikohet” ka thënë Williams.

Deban, në anën tjetër, thotë se Lindita do të kualifikohet për në finale, edhe pse gjasat janë që të ndodhë edhe e kundërta por megjithatë ai sheh diçka tek kënga që publiku më pas ta votojë.

Megjithatë, dyshja janë pajtuar se gjashtë përfaqësues do të shkojnë në finale me siguri dhe ata janë Suedia, këngëtari nga Belgjika, Portugalia, Greqia, Letonia dhe Malta.

Eurovizion 2017 do të mbahet me 9, 11 dhe me 13 maj, dy datat e para gjysmëfinale dhe 13 maji është finalja e madhe. Shqipëria do të këndojë e katërta në gjysmëfinalen e parë, ndërsa pritet angazhim maksimal nga këngëtarja kosovare Lindita Halimi që ta kalojë këtë sfidë të radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button