Guteresh: Zhvendosja e detyrueshme e civilëve mund të jetë krim lufte

Zhvendosja e detyrueshme e civilëve në Siri mund të paraqesë krim lufte, paralajmëroi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh në momentin kur po ndodh një prej evakuimeve më të mëdha gjatë luftës civile gjashtë vjeçare në atë vend.

Guteresh në një raport të Këshillit të Sigurimit të KB-së përkujtoi se Organizata botërore disa herë ka shprehur shqetësim për shkak të marrëveshjeve lokale për evakuim midis Qeverisë siriane dhe grupeve opozitare, të cilat vijuan pas shkatërrimeve të rajoneve dhe sollën deri në zhvendosje të detyrueshme të civilëve.

Ai e përkujtoi Qeverinë siriane dhe opozitën se zhvendosja e detyrueshme e civilëve “është e lejueshme që të garantohet siguria e tyre ose për nevojë imperative luftarake”.

“Në të kundërtën, zhvendosja e detyrueshme është e ndaluar dhe mund të paraqesë krim lufte”, shtoi Guteresh.

Disa mijëra sirianë për momentin po evakuohen nga katër qytete të rrethuara në pjesën e Homsit, i cili është nën kontrollin e opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button