Stavrev do të referojë derbin Shkëndija – Vardari

Federata e Futbollit të Maqedonisë, ka bërë tërheqjen e shortit për gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së 29-të, që do të luhet këtë mesjave në kuadër të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë.

Sigurisht se derbi i javës luhet në Tetovë ku do të takohen Shkëndija dhe Vardari, ndërsa në bazë të shortit këtë ndeshje e referon Aleksandar Stavrev, ndërsa do ti ndihmojnë Marjan Kirovski dhe Dejan Kostadinov. Në stadiumin e lagjes Gjorçe Petrov, do të luhen dy ndeshje, të mërkurën takohen Makedonija  Gj.P. – Renova, ku drejtësinë do ta ndajë Dalibor Gjorgjevski, ndërkohë një ditë më vonë takohen po në të njëjtin stadium, Rabotniçki – Shkupi referon Zoranço Temellkov. Të gjitha ndeshjet do të luhen me fillim në orën 16:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button