Rama: Ata në çadër duan qeverinë dhuratë

Kryeministri Edi Rama tha gjatë një takimi me të rinj në Vlorë, se opozita kërkon qeverinë dhuratë në çadër. Sipas tij, protesta bëhet për të mos lëshuar gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, transmeton Ora News.

Rama: Ata që janë mbyllur në çadër nga frika e drejtësisë, që kanë frikë të përballen me popullin në zgjedhje, se nuk i thonë dot njeriu pse duan të marrin votën ata, kur ata nuk lëshojnë gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe duan qeverinë dhuratë në çadër. Si mund të jemi njësoj?

Ne me ata kemi vetëm një gjë të përbashkët; ata janë shqiptarë, ne jemi shqiptarë. Ndërkohë që ne kemi të përbashkët me shumë prej njerëzve të zakonshëm demokratë në këtë vend, dashurinë për Shqipërinë që ata në çadër nuk e kanë. Ata në çadër janë gati ta ndajnë Shqipërinë prapë për së gjalli Shqipërinë nga Evropa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button