AAK gati ta presë Haradinajn, do që shteti të kryejë detyrat e veta

Këshilli Drejtues dhe Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një mbledhje të mbajtur para pak çastesh, kanë diskutuar rreth organizimit të pritjes së kryetarit Ramush Haradinaj, i cili tash e pothuaj 4 muaj po përballet me një kërkesë për ekstradim në Serbi, që për bazë ka një fletarrest të Serbisë të vitit 2004, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie, përcjell Koha.net. 

Anëtarët e AAK-së, janë shprehur të bindur se Ramush Haradinaj do të lihet i lirë me 27 të këtij muaj, por pavarësisht kësaj ata edhe njëherë u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës, që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e mbetura diplomatike e ligjore, që ky proces i padrejtë të përfundojë pa asnjë vonesë.

“Kryesia e gjerë e AAK-së, njëkohësisht u ka bërë apel autoriteteve franceze të drejtësisë, që të zbatojnë parimin universal të drejtësisë, dhe të mos i konsiderojnë kërkesat politike të Serbisë ndaj zotit Haradinaj, i cili tashmë i ka kryer obligimet e tij ndaj drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button