Lamtumirë Maqedoni! Humnera e ëndrrave të mia

Çfarë kohe po jetojmë?!

Sikur ne jemi të mallkuarit e Zotit të cilët nuk po e gjejmë rrugën për të dalë nga errësira e thellë që na ka kapluar. Sikur nuk kemi një fat të caktuar se çfarë po ndodh me jetën tonë, a do ti realizojmë ëndrrat tona një ditë ose do te ngelemi gjithë jetën të paplotësuar shpirtërisht dhe profesionalisht. Sa dëshpërues është fakti se prindërit tanë sakrifikuan një copë shpirti për të na edukuar dhe shkolluar, sepse ata vetë ndoshta nuk e përjetuan shkollimin me këto të mira që ne i gëzojmë, dhe shpresa e tyre e vetme është tek ne, që një ditë të bëhemi të zotët e vetes tonë.

Po i dashur Baba! Po e dashura Nënë! Unë u bëra i zoti i vetes, dhashë maksimumin tim në shkollim. Një shkollim me sukses i cili vlen vetëm në diplomën time por jo edhe në qarqet e punës, sepse unë nuk e kam “Diplomën Partiake”. Si për ironi të fatit shume të paaftë janë punësuar në pozita të lakmueshme falë servilizmit të tyre partiak, ndërsa nga ana tjetër shumë të ri të aftë, po enden rrugëve me dilemën se çfarë i pret në të ardhmen e tyre të turbullt!

E vërtetë e hidhur është fakti se dikush merr pagë mujore sepse ka uzurpuar një vend pune, tek i cili ndoshta kurrë nuk ka qenë të punoi por vetëm e gëzon statusin si ” i punësuar ” , ndërsa të aftit janë lodhur nga shpresat e thyera në këtë vend dhe ua kanë mësyrë kurseve të gjuhëve të ndryshme dhe e shohin të ardhmen e tyre larg këtij vendi të mbushur me hile e padrejtësi.

A po e shikoni se statusi i shqiptarëve që nga vitet e 90ta e deri sot nuk po rregullohet? Nëse dikur largoheshin burrat e shtëpisë për në mërgim sa të mbledhin disa të holla dhe të kthehen përsëri në familjet e tyre, sot burrat e shtëpisë po ikin së bashku me familjet e tyre, gra, pleq e fëmijë, sepse në këtë vend nuk jetohet.

Maqedonia po zbrazet! Kjo është e vërteta e dhimbshme të cilën nuk mund ta mohoj askush. Vendi im… një vend me shumë shpresa të fundosura në humnerë, ku rinia i palos ëndrrat e veta në valixhe endacakësh drejt një rruge që ofron mundësi më të mira… larg këtij vendi mizor!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button