N’Golo Kante, lojtari i vitit në Premier Ligë

Unioni i Futbollistëve Profesionistë të Anglisë (PFA) ka shpallur mesfushorin e përfaqësueses franceze dhe klubit nga Londra Chelseas, N’gola Kante lojtarin më të mirë në Premier Ligë, raporton Anadolu Agency (AA).

Çmimin “lojtari më i mirë i vitit” 26-vjeçari Kante e mori në një konkurrencë të fortë në të cilën të nominuar ishin edhe bashkëlojtari i tij, Eden Hazard, golashënuesi më i mirë i Manchester United, Zlatan Ibrahimoviç, sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez, Harry Kane nga Tottenham dhe Romelu Lukaku nga Everton.

Kështu Kante është bërë lojtari i tretë në historinë e Chelsea-t i cili shpallet si lojtari më i mirë i vitit, kurse më parë këtë çmim e kanë marrë John Terry (2005) dhe Hazard (2015).

Mesfushori francez vitin e kaluar me Leicester City fitoi titullin e kampionit të Anglisë dhe Chelsea erdhi në fillim të sezonit për 30 milionë paundë. PFA është shpallur lojtari më i mirë i ri i vitit në Angli dhe ky është çmimi i dytë radhazi për lojtarin 21-vjeçar, Dele Alli.

Mesfushori francez vitin e kaluar me Leicester City-n fitoi titullin e kampionit të Anglisë, kurse në Chelsea erdhi në fillim të këtij sezoni për 30 milionë paundë.

PFA ka shpallur lojtarin më të mirë të ri të vitit në Angli, dhe këtë çmim për të dytën herë radhazi e merr lojtari 21-vjeçar i Tottenham-it Dele Alli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button