Bllokada nga VMRO-DPMNE, BE-ja planifikon sanksione ndaj Maqedonisë

Në Bashkimin Evropian (BE) bisedohet për ndalesë të udhëtimit dhe bllokimit të xhirollogarive të politikanëve udhëheqës të Maqedoni. Siç bën të ditur DW, Shpigeli gjerman njoftoi se kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar Gruevskin të ndërpresë bllokadën, njofton Portalb.mk.

Shtetet anëtare të BE-së filluan me diskutime konkrete për sanksione ndaj Maqedonisë

“Edhe pse shërbimi evropian për politikë të jashtme publikisht ende nuk ka diskutuar për këtë, në fund me siguri se do të vendosin për sanksione, njoftoi përfaqësuesi i shërbimit në mbledhjen e partnerëve evropian në fillim të prillit”, përcjell Shpigel.

Ata gjithashtu shkruajnë se “brengosja dhe frustrimi i institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së është i lartë për shkak të qorrsokakut të stërzgjatur politik të Maqedonisë”.

Që nga zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën më 11 dhjetor dhe që pas verifikimit të mandateve të deputetëve më 30 dhjetor shumica e re parlamentare në vazhdimësi është përpjekur që të formojë Qeveri të re. Edhe pse Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka shumicë parlamentare bashkë me partitë politike shqiptare, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov refuzoi t’ia jep mandatin Zoran Zaevit kurse edhe sot e kësaj dite ai nuk ndryshon qëndrim edhe pse ekspertët vlerësojnë se ajo duhet të ndodhë ngaqë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel në kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) ka paralajmëruar ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevksi që të ndalojë me pengesat për formim të Qeverisë së re.

Masat e pajtueshmërisë

Sipas Shpigel ekzistojnë dy lloje sanksionesh ndaj Maqedonisë. E para ka të bëjë me bllokimin e udhëtimit dhe bllokim të xhirollogarisë së politikanëve të caktuar maqedonas. Kurse mendohet edhe për zvogëlim të ndihmës së parashikuar, kjo përfshinë para të cilat Maqedonia i fiton në kuadër të përgatitjes së anëtarësimit në BE.

Javën e kaluar edhe Departamenti i Shtetit hapur kërcënoi me masa kundër politikanëve maqedonas të cilët bllokojnë proceset demokratike të Maqedonisë.

“Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët maqedonas që të bëjë gjithçka që munden që të formuar një Qeveri pa vonesa të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë me reformat e nevojshme për t’u bërë anëtare e plotë e familjes euro-atlantike. Politikanët të cilët përpiqen që të bllokojnë formimin e qeverisë, e zhvlerësojnë sundimin e ligjit, proceset demokratike dhe stabilitetin në Maqedoni dhe në rajon”, thuhet mes tjerash në reagimin e Departamentit të Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button