Shkup, nis takimi vjetor i OSBE-së për vëzhgimin e procedurave gjyqësore

Gjatë ditës së sotme dhe dy ditëve të ardhshme në Shkup do të zhvillohet takimi vjetor mbi ndjekjen e proceseve gjyqësore të organizuar nga Zyra e OSBE-së për Instituicone Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) dhe Misionit të OSBE-së në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizatorët e këtij takimi vjetor theksuan se ndjekja e procedurave gjyqësore është një nga aktivitetet më të rëndësishme të OSBE-së në rajon, sepse sipas tyre, proceset gjyqësore sigurojnë sundimin e ligjit në një shtet.

Shefja e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, theksoi se Misioni i OSBE-së në Shkup është shumë aktiv në këtë fushë, ndërsa sipas saj, përmes aktiviteteve të OSBE-së lehtësohet mbështetja e transparencës dhe zbatimi i ligjit dhe gjykimit të drejtë në procedurat penale nga ana e institucioneve shtetërore.

“Gjatë vitit të kaluar, Misioni i OSBE-së ka vëzhguar rreth 100 procese gjyqësore të nivelit të lartë, ndërsa koalicioni ‘Të gjiithë për gjykime të drejta’ që është partner i yni në këtë fushë, ka vëzhguar mbi 450 procese gjyqësore”, u shpreh Suomalainen.

Suomalainen shtoi se qëllimi i aktiviteteve të OSBE-së në këtë fushë është që të ndiqet procesi nga aspekti procedural dhe jo nga aspekti thelbësor, pas së cilës, siç tha ajo, sigurohet vëzhgimi i Ligjit të Procedurës Penale dhe parimi i drejtësisë së gjykimit.

Në këtë takim vjetor të OSBE-së, juristë nga shtatë misione të OSBE-së dhe përfaqësues të 29 organizatave joqeveritare të rajonit të OSBE-së do të shkëmbejnë përvoja dhe do të diskutojnë mbi sfidat lidhur me ndjekjen e lëndëve gjyqësore me profilizim të lartë, si dhe lëndë në të cilat janë involvuar target grupe siç janë minorenët dhe pakicat etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button