Shefat e mbrojtjes në Afganistan japin dorëheqje

Ministri i Mbrojtjes i Afganistanit, Abdullah Habibi, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Qadam Shah Shahim, dhanë dorëheqje, pasi një sulm i talibanëve, javën e kaluar, la të vrarë së paku 100 ushtarë, shkruan REL.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, pranoi dorëheqjet e tyre.

Militantët talibanë, të veshur me unforma të Qeverisë afgane, kanë hyrë të premten në një bazë në qytetin Mazar-e Sharif dhe kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve.

Ka qenë ky sulmi më vdekjeprurës i talibanëve ndaj forcave të armatosura prejse militantët janë larguar nga pushteti në vitin 2001.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button