PLD: Qytetarët e Gjevgjelisë janë parashikues të reformave demokratike dhe ekologjike

Partia Liberale Demokratike (PLD) nëpërmjet kumtesës në lidhje me referendumin e Gjevgjelisë vlerësoi se “qytetarët e Gjevgjelisë treguan vetëdije të lartë demokratike dhe ekologjike duke u bë pjesë e reformave në Maqedoni. Ata e kundërshtuan zhvillimin e ulët të vetëdijes ekologjike, me informimin e pamjaftueshëm në lidhje me ekologjinë dhe me veprimet ekologjike që duhet të ndërmerren dhe fort qëndruan kundër papërgjegjësisë së të gjithë atyre që duan ta ndotin mjedisin jetësor dhe shëndetin e qytetarëve që t’i ruajnë pasuritë natyrore për gjeneratat e ardhshme”, njofton Portalb.mk.

Duke iu uruar qytetarëve, partia porositi se “ky veprim do të kontribuoj për mjedis më të pastër dhe për zhvillim më të lartë të shtetit”.

Ndryshe, Referendumi në Gjevgjeli “për” dhe “kundër” hapjes së xeheroreve përfundoi suksesshëm. Sipas të dhënave nga Këshilli Zgjedhor Komunal dhe nga Shoqata “Spas za nas” (Shpëtim për ne) të cilët vëzhguan referendumin në Gjevgjeli. 97.9% e qytetarëve votuan kundër hapjes së xeheroreve, 1,1% votuan për, kurse 1% fleta të votimit ishin të pavlefshme

LEXO: Banorët e Gjevgjelisë votuan “kundër” hapjes së xeheroreve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button