LSDM: Për tre javë do të kemi bllokim total të Maqedonisë

Nëse vazhdojnë bllokadat për tre javë do të kemi bllokim total të sistemit shtetëror. Më 15 maj përfundojnë kompetencat e kryetarëve dhe këshillave komunal të komunave. Zgjedhje të reja lokale mund të vendos vetëm kryetari i ri i Kuvendit, zgjedhja e të cilit po pengohet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së dërguar sot për media, njofton Portalb.mk.

“Për tre javë, nëse nuk zhbllokohet procesi demokratik qytetarët do të mbesin pa ndihmë sociale e cila ju takon me ligj! Individët e kategorisë sociale do të mbesin pa subvencione për hargjime komunale! Pa rrogë do të mbesin edhe punëtorët komunal në shkolla, çerdhe dhe qendra kulturore!”, thuhet ndër të tjerash nga LSDM.

Nga kjo parti kujtojnë se “nuk do të mund të jepen miratime për ndërtim, vendime për legalizim të ndërtimeve pa leje dhe vendime të tjera të ngjashme. Nuk do të ketë kush të nënshkruajë akte komunale për mbrojtje dhe shpëtim nëse është e nevojshme dhe gjithçka që e rrezikon kjo është sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve”.

Por LSDM porosit se ky dëmtim që iu bëhet qytetarëve dhe Maqedonisë nga Nikolla Gruevski dhe Trajko Veljanoski duhet të ndalohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button