Basha: Protestë paqësore, dënime penale për ata që do na bllokojnë

Kreu demokrat Lulzim Basha deklaroi nga çadra së protesta e nesërme do të jetë madhështore, por paqësore. Ai theksoi se nga ora 11.00 deri në 12.00 do të ketë bllokim total të transportit, njofton tch.

Sipas tij, kushdo që përpiqet që të pengojë protestën do të përballet me dënimet përkatëse.

“Ju i digjnit gomat, thyenit shishe, ushtronit dhunë. Dhunë në protestën tonë nuk ka e nuk ka për të pasur. Dhuna është tipar i frikacakëve, këtu jemi të gjithë njerëz të kurajës. Do vëzhgoheni e regjistroheni nga toka e ajri, do përballeni me forcën e plotë të ligjit, nëse guxoni të prekni qytetarët. Tani ligji kërkon që policia të njoftohet dhe jo të japë leje. E paprecedentë, keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama.

Nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një polici të bërë zaptuar nga pushteti, krimi e droga. Nesër bashkohemi midis orës 11 dhe 12 të gjithë bashkë, të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë do të jenë aty me ne”, deklaroi Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button