Çka do të thotë të mos mendoni njejtë në lidhje?

Të gjitha çiftet debatojnë, argumentojnë dhe nuk pajtohen me njëri-tjetrin. Dallimi ndërmjet një çifti të lumtur dhe një çifti të pa lumtur është mënyra se si argumentojnë ata në lidhje. John Gottman studiues i marrëdhënieve në çift, propozon disa strategji se s’i ti tejkaloni me sukses mosmarrëveshjet në lidhje, shkruan themindunleashed.org, transmeton Gazeta Express.

1. Përballu me problemin

Mënyra më e lehtë është t`i ikësh konfliktit dhe të mos përballesh me të. Pra nuk është zgjidhje, të dy partnerët bisedoni rreth problemit dhe mundohuni ta zgjidhni. Nëse i grumbulloni problemet ato do të ju ndëshkojnë një ditë.

2. Sulmoni problemin dhe jo partnerin

Mos harroni se partnerin e keni ne ekip, gjithmonë dhuroni dashuri, përkrahje dhe mbështetje edhe kur nuk mund ta shikoni në sy. Zemërimin tuaj mos e diskutoni me ndonjë person tjetër përveç me partnerin. Fokusi juaj duhet të jetë në problem dhe goditen atë.

3.Dëgjo me vëmendje partnerin

Edhe nëse nuk e kuptoni dhe mendoni se ai ka marrë ndonjë vendim jo të duhur, dëgjoni partnerin me vëmendje ai do të ua largojë të gjitha dilemat.

4.Mblidhni fakte

Kur ju dyshoni në partnerin kurrë mos e akuzoni pa pasur fakte, asnjëherë mos merrni vendime pa i mbledhur faktet. Madje, shikoni dy herë faktet tuaja.

5. Bëni zgjedhjen më të mirë së bashku

Edhe kur keni mosmarrëveshje mos harroni që ju formoni ekipin bashkë. Prandaj, gjithmonë vendosni për zgjidhjen më të mirë, një rrugë që përfitoni të dy.

6.Bëhu pozitiv dhe kurrë mos e mbaj dashurinë.

Nuk ka rëndësi se sa keq kanë shkuar gjërat, kurrë mos u distanco nga partneri. Natyrisht tregoni partnerit se si ndiheni dhe shprehuni lirshëm. Dashuria është gjëja më e fuqishme në planet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button