Liverpooli mundet në shtëpi (VIDEO)

Sulmuesi i Crystal Palacet, Christian Benteke, ka shënuar dy gola për të mposhtur ish-skuadrën, Liverpool, në xhiron e 34-të në Premier Ligë.

Belgu shënoi dy gola në fitoren 1 me 2 ndaj “Të Kuqve”.

Philippe Coutinho realizoi i pari në ndeshje në minutën e 24-të. Rezultati u barazua në fund të pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Benteke shënoi edhe golin e dytë duke heshtur Anfieldin.

Tani Liverpooli bën hap prapa në garën për top-katërshe. Ky ekip ka 66 pikë në pozitën e tretë, pesë më pak se Tottenhami që është i dyti. Dy pikë më pak se Liverpooli ka Manchester City, që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Dy ndeshje më pak të zhvilluara ka edhe Unitedi që është i pesti me 63 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button