Shkupi humbi derbin nga Vardari

Skuadra e Shkupit pësoi disfatë në derbin e javës së 28-të kundër Vardarit, në përballjen e zhvilluar në stadiumin e Çairit , para 5 mijë spekatorëve. Aksioni i parë i takoi Vardarit, kur në minutën e 4-t, u kanos përmes Dejan Blazhevskit, por në vendin e duhur ishte portieri Suad Zendeli. Pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, Goran Popov drejton topin mbi portë. Në minutën e 19-t, Boareto nisi një solo aksion dhe pas kombinimin me Nikollovin, shënon nga këndi i vështirë për 1-0. Katër minuta më vonë regjistrojmë aksionin e parë të FC Shkupit, në zonën e rrezikut , kur Besir Iseni asiston, ndërsa vonohet Emmanuel Mbella. Në pjesën e dytë të parët kanosen mysafirët, kur pas goditjes se lirë godet me kokë Bargesian, por portieri Zendeli grushton topin nga zona e 5 metrave, ndërsa tentimi i Spirovskit shkon skaj portës.

Në minutën e 49, ishte rasti më i mirë për Shkupin, kur Sedat Berisha nis aksionin nga mesi i fushës, kombinon i mirë me Mbellën, mirëpo në fund nuk arrin që të gjejë këndin e dëshiruar, duke drejtuar topin skaj portës. Në minutën e 52-të, nga 18 metra godet Boban Nikollov, por reagon edhe më mirë portieri Suad Zendeli, duke drejtuar topin në rivënie nga këndi. Pas ekzekutimit të rivënies nga këndi, sulmuesi mysafirë ,Barsegian ishte i papenguar për të drejtuar topin me kokë në këndin tjetër për 2-0 për Vardarin.  Shkupi u përgjigj në minutën e 62-të, kur Muharem Bajrami godet nga gjuajtja e lirë, mirëpo në nivel të detyrës është portieri Gaçevski.

Në ndërkohë Shkëndija ka marrë një barazim në Kratovë, duke luajtur 1:1, kështu që edhe më shumë është larguar nga gara për titullin e kampionit. Ndërkohë Renova ka shënuar fitoren më të lartë në këtë javë, duke e mundur Bregallnicën 4:0 dhe duke shtuar gjasat për të arritur pozitën që dërgon ën Evropë. Në ndeshjen tjetër Pelisteri e ka mundur Pobedën me rezultat minimal 1:0, ndërsa dje është luajtur ndeshja Rabotniçki – Makedonija Gj.P që përfundoi 1:1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button