Boks, junikasi Krasniqi humbet duelin përballë Abraham

Boksieri nga Juniku, Haxhi Krasniqi, i njohur për tifozët shqiptarë si “Robin Krasniqi”, nuk ia doli të përmirësonte statistikat në karrierën e tij premtuese dhe t’i sigurinte vetes një mundësi për titullin kampion në WBO, transmeeton Top Channel. 

Sportisti nga Kosova vuajti një humbje përballë ish-kampionit të botës, Arthur Abraham, i njohur si “King Abraham”, që u zhvillua në arenën e Erfurtit në Gjermani.

Në raundet e para të përballjes emocionuese dominoi kryesisht Krasniqi, por nga ndalesa e 6 doli në skenë përvoja e Abrahamit. Ky i fundit ia doli në shumë raste me mjaft mjeshtëri të neutralizonte goditjet, të pozicionohej në vende të duhura, të merrte fuqi nga “pushimet” dhe të sulmonte Krasniqin.

Në anën tjetër, Haxhi Krasniqi bëri një luftë të hapur, duke u munduar ta sulmojë kundërshtarin në çdo moment, por shpenzoi shumë energji dhe kjo më pas iu kthye kundër në raundet e fundit.

Krasniqi u ngjit në ring me tingujt e këngës “Jemi një”, ku në sallë për ta ndjekur këtë takim ishin rreth 12 mijë shikues, shumë prej të cilëve shqiptarë. Takimi u zhvillua në 12 raunde dhe fituesit i jepte mundësinë për të luftuar për titullin në kategorinë super të mesme në versionin WBO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button