Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen 4 persona

Policia në Shqipëri ka ndërmarrë një tjetër operacion antidrogë, ku janë sekuestruar 102 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar katër persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë, thuhet se specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë ndërmarrë operacionin “Befasia”.

Sipas njoftimit janë arrestuar shtetasit A.Mustafaj, 43 vjeç, Sh. Sinaj, 40 vjeç, E. Zenelaj, 33 vjeç dhe N.Dula, 41 vjeç.

“Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit kanabis sativa, kryesisht në periferi të Tiranës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë kujtojmë se në Shqipëri pothuajse në të gjithë vendin gjatë muajve të fundit janë ndërmarrë disa operacione antidrogë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button