Dietë 13 ditore për të humbur 8 kg

Vera është tek dera, ndaj impenjimi i momentit për të gjithë ne është përkujdesja maksimale për të krijuar format e duhura për plazhin. Përveç aktivitetit fizik i cili është i domosdoshëm për një fizik dhe mendje të shëndetshme, e nevojshme është edhe kontrolli ushqimor, përmes dietave efektive. Ne ju sjellim një dietë 13 ditore, me të cilën është provuar që mund të humbësh deri në 8 kilogramë, shkruan Bordo.al. 

Dita 1.

Mëngjesi: Një kafe dhe një kub sheqer

Dreka: 2 vezë të ziera, 400gr spinaq dhe një kokërr domate

Darka: 200gr biftek dhe një sallatë jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni

Dita 2.

Mëngjesi: Një filxhan kafe dhe një kub sheqer

Dreka: 250 gr sallam dhe një tas kos natyral

Darka: 200 gr biftek dhe një pjatë sallatë jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni

Dita 3.

Mëngjesi: Një filxhan kafe, një kub sheqer dhe një tost të hollë

Dreka: Dy vezë të ziera,  një fetë sallam, një sallatë jeshile

Darka: Selino e zier, një kokërr domate dhe një frut të kohës

Dita 4.

Mëngjesi: Një filxhan kafe, një kub sheqer dhe një tost të hollë

Dreka: 200 ml lëng portokalli dhe një tas kos natyral me një fetë bukë integrale

Darka: Një vezë të zier, një karrotë dhe 250 gr djathë të bardhë

Dita 5.

Mëngjesi: Një karrotë e madhe

Dreka: 200 gr merluc të zier me lëng limoni dhe lugë çaji gjalp

Darka: 200 gr biftek dhe një dorë selino të zier

Dita 6.

Mëngjesi: Një filxhan kafe, një kub sheqer dhe një tost të hollë

Dreka: 2 vezë të ziera dhe një karrotë e madhe

Darka: Gjysmë pule e pjekur në furrë dhe një pjatë sallatë jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni

Dita 7.

Mëngjesi: Një filxhan çaj pa sheqer

Dreka: Asgjë (Por pini shumë ujë. Do t;ju ndihmojë të shuani urinë)

Darka: 250 gr bërxollë qengji dhe një kokërr mollë

Dita 8.

Mëngjesi: Një filxhan kafe dhe një tost me bazë avocado

Dreka: 2 vezë të ziera, 400 gr spinaq dhe një kokërr domate

Darka: 200 gr biftek dhe një sallatë jeshile me vaj ulliri dhe lëng limoni

Dita 9.

Mëngjesi: Një kafe dhe  një tas me tërshërë me kos natyral

Dreka: 250 gr sallam dhe një sallatë me shumë fruta

Darka: 250 gr biftek dhe  një sallatë jeshile

Dita 10.

Mëngjesi: Një kafe dhe një tost të hollë

Dreka: 2 vezë të ziera, një fetë sallam dhe një sallatë jeshile

Darka: 300 gr spinaq të zier me vaj ulliri, një kokërr domate dhe një frut

Dita 11.

Mëngjesi: Një filxhan kafe dhe  një tas tërshërë më fruta pylli

Dreka: 200  ml lëng portokalli, një tost të madh me bazë avocado dhe një tas kos natyral

Darka: Një vezë e zier, një karrotë dhe 250 gr djathë i bardhë

Dita 12.

Mëngjesi: Një karrotë e madhe

Dreka: 200 gr merluc i zier dhe një sallatë jeshile

Darka: 200 gr biftek dhe selino të zier

Dita 13.

Mëngjesi: Një filxhan kafe dhe një tost i hollë

Dreka: 2 vezë të ziera, një karrotë e madhe dhe 200 gr fileto pule

Darka: Një tas kos natyral të shoqëruar me bukë integrale dhe një tas sallatë jeshile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button