Dikur ylli i tenisit Nastase është përzënë nga takimi zyrtar

Legjenda rumune e tenisit, Ilie Nastase, është përzënë nga gara Fed Cup, pasi i ka keqtrajtuar lojtaret, gazetarët dhe gjyqtarin, në një takim në Konstancë të Rumanisë, kanë thënë zyrtarët e tenisit, shkruan REL.

Zoti Nastase, 70 vjeçar, që është kapiten i ekipit të femrave të Rumanisë, është përzënë mbrëmë, vetëm një ditë pasi qartas kishte bërë komente ofenduese racore lidhur me yllin amerikan të tenisit, Serena Williams, e cila në mediat sociale ka njoftuar se është shtatëzënë.

David Haggerty, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, e ka kritikuar Nastasen për “sjelljen e tij të papranueshme” dhe “keqbërje”.

Zyrtarët thanë se ai kishte bërë fyerje të ashpra ndaj anëtareve të ekipit të Britanisë, Ane Keothavong dhe Johanna Konta, që kishin qajtur pas ofendimeve të Nastases.

Lidhur me komentet e tij për tenisten Williams, Nastase e ka mbrojtur vetveten në Televizionin e Rumanisë, duke thënë se “ishte vetëm shaka”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button