Francë: Filluan votimet nën masa të shtuara të sigurisë

Në Francë sot kanë filluar votimet për zgjedhjet presidenciale nën masa të shtuara të sigurisë, shkruan REL.

Ky është rundi i parë i zgjedhjeve të cilat konsiderohet se mund të kenë implikime të mëdha politike, përfshirë të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe raportet e perëndimit me Rusinë.

Afro 60 mijë vendvotime janë hapur në orën 8 të mëngjesit.

Autoritetet kanë thënë se janë aktivizuar afro 50 mijë policë dhe 7 mijë ushtarë në ditën e zgjedhjeve, për t’i mbrojtur votuesit në gjithë vendin, ku ende mbretëron gjendje emergjente, pas një serie të sulmeve nga të cilat prej vitit 2015 janë vrarë më se 230 vetë.

Sipas hulumtimeve të opinionit, kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, dhe liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, janë favoritë në rundin e parë të zgjedhjeve, megjithqë kandidati konservator, Francois Fillon, dhe politikani i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon, po ashtu, konsiderohet se kanë gjasë për tu kualifikuar në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 7 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button