Minoski: Shtatëdhjetë e dy milionë euro të reja për bizneset e vogla dhe të mesme

Shtatëdhjetë e dy milionë euro të reja për kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvilim, paralajmëroi ministri i Financave Kiril Minoski, i cili merr pjesë në Takimet pranverore të Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës botërore në Uashington.

Bëhet fjalë për program të Bankës evropiane për ripërtëritje dhe zhvillim (BERZH), i cili ka të bëjë me përkrahje të vendeve nga Ballkani perëndimor me vlerë të përgjithshme prej 360 milionë eurove, prej të cilave Maqedonia ka të drejtë në shfrytëzim 20 për qind nga Fondi.

“Maqedonia veçmë e ka dërguar aplikacionin – Planin aksional deri te Bordi i BERZH-it. Me këtë program zgjidhet një pjesë nga korpusi i çështjeve të cilat kanë të bëjnë me qasjen deri te financat, të cilat janë shumë të rëndësishme për sektorin privat, mbi të cilin mbështetet ekonomia e Maqedonisë dhe pothuaj të gjitha ekonomitë e botës”, deklaroi Minoski.

Kreditë e lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të ofrohen në valutë vendore, përmes bankave komerciale, drejtpërdrejtë përmes BERZH-it ose me bashkëfinancim 50-50 për qind BERZH me bankat. Shkalla e interesit është prej 4 deri 5 për qind.

Për mjetet nga ky program, BERZH nuk kërkon marrëveshje për hua ose garancë shtetërore.

Kredi të lira për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni janë plasuar edhe përmes linjes kreditore të Bankës Qendrore Investuese me vlerë 350 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button