SHKA “Duflla” e fshatit Rashçe festoi një vjetorin e themelimit (VIDEO/FOTO)

Shoqëria kulturore artistike “Duflla” e fshatit Rashçe të Shkupit dje festoi një vjetorin e themelimit të saj me një program tradicional tipik të rajonit të Dërvenit.  Programi filloi me ecjen e valltarëve me veshjen tradicionale të shoqërisë nëpër rrugët e fshatit me një atmosferë festive, njofton Portalb.mk.

Programi i përgatitur u mbajt në hapësirat e Restorantit “Fa-Fa” të rajonit ku u prezantuan vallet dhe këngët burimore të këtij fshati dhe rajoni në përgjithësi. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të shoqërive tjera kulturore artistike si nga vendi po ashtu edhe nga Kosova.

Njëri nga banorët e fshatit, Imerali Gjureci në fjalimin e tij tha “ashtu siç ky fshat e ka burimin Duflla që furnizon qytetin e Shkupit me ujë të pijshëm i cili burim nuk shteret asnjëherë, shpresojmë se edhe kjo shoqëri do ta vazhdojë rrugën e saj gjatë e më gjatë”.

Ndryshe, kjo shoqëri kulturore artistike u formua nga Ylber Idrizi para një viti me qëllim që të rruhen dhe të kultivohen traditat e Dërvenit.

18076947_413838682318356_4714035771660097418_o

18120178_1875663629313687_102800201_o

18110894_1875660459314004_365060111_o

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button