A duhet të veshin meshkujt taka? Kanye West, Harry Styles e Justin po na thonë diçka

Disa ditë më parë, Kanye West shfaqet në një foto me familjen e tij, Kimin dhe dy fëmijët e tyre duke festuar ditën e Pashkëve. Veshja e tyre ka marrë komentet më të mira, nga West-i i vogël me këmishën me butona, mami Kimi me format perfekte dhe motra e madhe North me shapka pelushi. Por kjo foto mbart më shumë se kaq. Ajo është shoqëruar me një pyetje: “Kanye ka veshur gjë taka?”

Kjo pyetje nuk ka të bëjë me faktin që Kanye i ka zëvendësuar atletet e linjës së tij Yezzy me këpucët-çizme kamoshi, por për vetë faktin se këto kapucë janë me takën e dukshme.

Kjo na çon pas në shek XVIII kur këpucët e meshkujve shoqëroheshin nga mini taka të formave të ndryshme, të cilat i kemi parë në filmat e oborreve franceze. Por që nga Luois-i XIV i Francës (1701), trendi i takave për meshkuj vdiq duke ja lënë femrave stafetën estetike e detajeve. Era e David Bowie i risolli këpucët me takë pas shumë vitesh, përfshirë këtu edhe këngëtarin Prince e Rick james.

Por a është kjo tendenca më e re e këpucëve të meshkujve në 2017-ën? Për këtë ngelet për t’u parë, sepse Kanye nuk është i vetmi që është parë t’i veshë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button