Akademija Pandev anëtar i Ligës së Parë të Maqedonisë

Skuadra e Akademija Pandev pesë xhiro para përfundimit të sezonit, është shpallur kampione e Ligës së Dytë futbollistike të Maqedonisë, duke u promovuar në ekipin e parë që ka arritur të sigurojë inkuadrim në Ligën e Parë. Është kjo skuadër që u themelua pak vite më parë dhe që me shpejtësi u ngrit në një skuadër pretenduese, ndërsa pronar i klubit është futbollisti i njohur nga Maqedonia, Goran Pandev. Në ndeshjen e sotme, Akademija Pandev ka mundur në cilësinë e mysafirit Tikveshin me rezultat 1:3.

Në në ndërkohë skuadra nga Kërçova, Vëllazërimi ka vazhduar me rezultate pozitive. Kësaj here kërçovarët kanë marrë barazim pa gola, në ndeshjen e zhvilluar si mysafire në Vardarit të Negotinos, që e ka ngjitur në renditjen tabelore në pozitën e gjashtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button