Real Madrid – Barca, lajm zyrtar për Neymarin

Edhe pse është i pezulluar nga Federata e Futbollit e Spanjës, me tri ndeshje moslojë, përfshirë edhe “El Clasicon” me Real Madridin, Neymar do të udhëtojë drejt Madridit. Lajmet e fundit nga katalunasit, bëjnë të ditur se Neymar do të udhëtojë me skuadrën, për të qenë i gatshëm për lojë.

Ai duket se ka një mundësi të vogël për të luajtur, pasi Barcelona nuk e ka marrë ende vendimin e Federatës së Spanjës për dënim të tij, shkruan “ElMundodeportivo.com”, raporton Gazeta Olle.

Sidoqoftë, nëse Barcelona vendos ta aktivizojë, atëherë ekziston rreziku për ta humbur ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0, nëse Reali do të ankohej./Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button