Çfarë po zihet në Maqedoni? Ushtria ruan rezervatin “Jasen”, mallra dërgohen drejt “bunkerit”

Në dalje të fshatit Nova Breznica ku edhe fillonte rruga për te rezervati i ARM-së “Jasen”, ishin vendosur sinjalizuesit për qarkullim të kufizuar. Rrugës për tek rezervati vëreheshin edhe maune me mallra, shkruan Alsat-M. Aktualizimi i këtij rezervati erdhi pas storjes speciale në javoren “Fokus” me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandojë arrestimin e “puçistëve”.

Sipas javores “Fokus” në “Jasen” ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave në të cilin Ivanov për përgatit terrenin për t’u strehuar, pasi që me formimin e shumicës së re nuk përjashtohet mundësia që presidenti të shpall gjendje lufte nën pretekstin e Puçit shtetëror.

Lidhur me këto pretendime të javores “Fokus” nuk kanë reaguar nga kabineti i presidentit Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button