MSH: Prindërit e kanë për detyrë t’i vaksinojnë fëmijët

Secili prind ka për detyrë që të vaksinojë fëmijën e tij. Ky ishte apeli i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) gjatë shënimit të Javës Evropiane të imunizimit, ku përfaqësuesit e këtij dikasteri hodhën poshtë zërat mbi cilësinë e vaksinave duke thënë se ato janë të sigurta, transmeton Alsat M.  Një pjesë e prindërve thonë se pavarësisht dilemave të shfaqura në opinion mbi cilësinë e disa vaksinave, deri më tani pranimi i tyre nuk ka shkaktuar dëme shëndetësore tek fëmijët e tyre.

“Fëmija im është vaksinuar nga të gjitha vaksinat, madje e kam vaksinuar edhe me tjera shtesë që janë në përputhje me kalendarin e vaksinave në Maqedoni dhe konsideroj se është mirë, sepse përmes vaksinave shumë sëmundje parandalohen”, tha një prind.

“Ka njerëz të cilët hamendësohen, unë kam qenë i vaksinuar dhe besoj se nuk ka arsye që fëmijët e mi të mos vaksinohen”, tha një tjetër prind.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik përqindja e imunizimit ka pësuar rënie. Nga 2800 fëmijë të moshës 13 muajshe të cilët nuk e kanë pranuar vaksinën MRP, 2400 janë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button