Kjo është mënyra më e thjeshtë dhe natyrale për të pastruar grimin në fund të ditës

Në fund të ditës, gjëja e fundit që do është ta mbështetësh kokën në jastëk pa e vrarë fare mendjen për grimin. Por ti e di shumë mirë që, kur fytyra qëndron shumë gjatë më kimikate, irritimi nga bllokimi i poreve mund të kthehet në problem shumë serioz.

Lajm i mirë është që nëna natyrë ka krijuar kura shumë të thjeshta për të pastruar tonin e syve apo buzëkuqin. Dhe një prej atyre trukeve që ka një rezultat fantastik është edhe lëngu i kastravecit. Aplikimi është shumë i thjeshtë.

Lëngu i kastravecit është një antiinflamator i shkëlqyer. Jo vetëm që mund të pastrojë, por njëkohësisht edhe të qetësojë lëkurën pas një dite të gjatë e të lodhshme.

Pastrimi me lëngun e kastravecit është një mënyrë shumë e thjeshtë – mjafton të hedhësh pak ujë në lëngun e një kastraveci dhe pastaj pastroje fytyrën me një pambuk të pastër, siҫ bën zakonisht.

Pasi ta kesh fshirë mirë me pambuk, shpëlaje fytyrën me ujë të rrjedhshëm në mënyrë që të largosh ҫdo papastërti të mbetur. Kastraveci ka në përmbajtje edhe vaj natyral, kështu që shpëlarja me ujë e largon nga poret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button