Krizë e madhe në Maqedoni, sektori privat nis largimin e punëtorëve

Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, biznesi druan se do të ballafaqohen me vitin më të vështirë për ekonominë e vendit që nga pavarësia e vendit e këndej, dhe si pasojë e kësaj krize politike jo vetëm që një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat dy muajt e fundit nuk kanë marrë rroga, por komuniteti i biznesit është para një sfide të madhe, respektivisht largimin e një numri të konsiderueshëm të fuqisë punëtore, shkruan gazeta KOHA.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Fatmir Bytyqi ,thotë se kriza politike e cila tani më një kohë të gjatë po mbizotëron në vendin tonë, ka ndikuar shumë negativisht në ekonominë e vendit.

Sipas tij, jo vetëm që po rrezikohet marrja e pagës mujore, por kuptohet nëse se shpejti nuk do të ketë ndryshim të kësaj situate, shumë firma në sektorin privat do të fillojnë me reduktimin e fuqisë punëtore për shkak të dëmeve të mëdha që po u shkakton kriza politike.

“Maqedonisë për momentin i nevojitet një qeveri sa më shpejt të jetë e mundur, qeveri e cila në vete do të ketë stabilitet politik dhe do të kthen kredibilitetin e saj për të sjellë vendime. Kriza politike që është shkaktuar dy vitet e fundit jo vetëm që nuk pritet të përmirësohet në afat të shkurtër, por përkundrazi edhe më shumë vështirëson funksionimin e kompanive në Maqedoni, pasojat e të cilave tani më kanë filluat t’i ndjenjë shumë firma private përmes vonesave të pagave mujore. Nëse nuk ka formim sa më të shpejtë të qeverisë së re, komuniteti i biznesit është para një sfide të madhe për largimin e një numri të konsiderueshëm të fuqisë punëtore.”, thotë për KOHA, Bytyqi.

Formimi i qeverisë së re, sipas tij, sa më shpejtë duhet të vendosë politikat zhvillimore dhe jo sociale, si dhe te jetë qeveri që do të dëgjojë interesat e komunitetit të biznesit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button