Francë, nesër raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Të dielën në Francë do të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në garë marrin pjesë gjithsej 11 kandidatë dhe nëse asnjëri nga ata nuk fiton shumicën mbi 50 për qind, që sipas të gjitha gjasave do të ndodhë, vendi do të shkojë në rrethin e dytë i cili do të mbahet më 7 maj, ku votuesit do të zgjedhin nga dy kandidatët me më shumë vota nga raundi i parë zgjedhor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të sondazheve të mëhershme për matjen e opinionit publik, kandidatja radikale e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen nga Fronti Nacional, dhe lideri i lëvizjes El Marche, Emmanuel Macron, gëzojnë shanset më të mëdha për kualifikim në raundin e dytë ndërsa menjëherë pas tyre radhiten kandidati republikan, Francois Fillon dhe i majti ekstrem, Jean-Luc Melenchon.

Ne zgjedhjet presidenciale në Francë të drejtë vote kanë rreth 47 milionë votues të regjistruar, të cilët do të votojnë nën masa të rrepta të sigurisë në 69.245 vendvotime.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 8:00 deri në ora 20:00, ndërkohë që rezultatet zyrtare pritet të publikohen më së voni deri më 26 prill.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve, më 14 maj do të marrë detyrën nga presidenti i deritanishëm i vendit, François Hollande.

Sondazhi i parë i zbatuar nga Odaxa, pas sulmit të fundit në Paris, në të cilin sulmuesi vrau një polic dhe plagosi dy të tjerë, flet se Macron gëzon mbështetjen më të madhe me 24.5 për qind i ndjekur nga Le Pen me 23 për qind.

Sipas sondazhit, François Fillon dhe Jean-Luc Melenchon kanë nga 19 për qind.

Gjatë fushatës zgjedhore kandidatët presidencialë më së shumti kanë folur për çështjet ekonomike por edhe për konkurrencën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button