“Marshi Civil për Alepon” ka arritur në Maqedoni, kërkohet paqe për Sirinë (FOTO)

Disa aktivistë nga vende të ndryshme të botës, nën moton “Marshi Civil për Alepon” që po përshkojnë botën janë nisur për në Siri në këmbë. Ata tani gjenden në Maqedoni duke e zhvilluar marshin e tyre për të mbështetur civilët që vuajnë në Siri dhe sjelljen e paqes në këtë vend.

Ata ishin në rrugët e Kumanovës duke i njoftuar banorët e këtij qyteti me aktivitetet dhe qëllimet e tyre, ndërkaq nga sot deri më 25 prill janë duke qëndruar në Shkup.

Ata bëjnë nga 30 kilometra në ditë nëpër qytete të ndryshme të botës, duke kaluar deri më tani më shumë se 1,600 kilometra. Marshin mund ta takoni në qendër të Shkupit, te përmendorja e Lekës së Madh.

Мarshi pritet të mbërrijë në Siri në fund të kësaj vere.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button