OKB paralajmëron një katastrofë të mundshme në Idlib të Sirisë

Presidenti i Komisionit ndërkombëtar hetues të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Paulo Sergio Pinheiro, ka paralajmëruar se në qytetin sirian të Idlibit, mund të ndodhë një katastrofë e përmasave të mëdha, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi informoi Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një hetim të pavarur për Sirinë, Pinheiro u tha gazetarëve se civilët në atë shtet përballen më një rrezik të madh.

Ai shtoi më tej se palët në konflikt, akoma kanë në plan të parë interesat personale para sigurisë së popullatës civile.

Pinheiro vuri në dukje se në të gjitha anët e Halepit gjatë kohës së rrethimit, si dhe gjatë rënies së qytetit, janë regjistruar shkelje të armëpushimit.

Sipas tij, dhjetëra mijëra njerëz pas marrëveshjes për evakuim kanë ikur në Idlib dhe në pjesën perëndimore të Halepit.

“Ne mendojmë se do të ndodhë një katastrofë në Idlib, dhe kemi frikë se civilët i janë nënshtruar një rreziku të madh”, ka thënë Pinheiro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button