Ja cilat janë frutat më të mira për fëmijët

Janë gjashtë fruta; pjepri, boronica, portokalli, luleshtrydhet, kajsitë e thata dhe kivi, disa ndër më të mirat e frutave që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore për fëmijët tuaj
Të gjithë frutat janë të mirë, por disa prej tyre janë të pazëvendësueshëm për sasinë e shumtë të vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera ushqyese.

Për këtë arsye këta gjashtë fruta janë ndër më të këshilluarit që t’ua jepni për konsum fëmijëve tuaj. Dietologia Blerina Bombaj ka listuar këtu pjeprin, boronicat, portokallet, luleshtrydhet, kajsitë e thata dhe kivin, disa ndër më të mirat e frutave që duhet t’i bëni patjetër pjesë të dietës ushqimore për fëmijët tuaj shkruan Gazeta Mapo, trasnmetonj lajmi.net.

Përveçse mund të konsiderohen burim lëndësh ushqyese, janë edhe një “minierë e vërtetë ari”, pasi forcojnë imunitetin e fëmijës, forcojnë kujtesën dhe shtojnë përqendrimin, po kështu largojnë sëmundje të ndryshme që rrezikojnë organizmin tonë.

Këto janë frutat më të mirë për fëmijët tuaj:

Pjepri, 19 kalori në 100 gr

Boronicat, 57 kalori në 100 gr

Portokalli, 37 kalori në 100 gr

Luleshtrydhet, 27 kalori në 100 gr

Kajsitë e thata, 158 kalori në 100 gr

Kivi, 49 kalori në 100 gr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button