Thaçi thotë se Kosova po ndërton marrëdhënie speciale me Amerikën

Republika e Kosovës po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA’të jo vetëm politike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe ekonomike, thotë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
“Mendoj se investitorët amerikanë, siç kanë ardh edhe më herët, do të vazhdojnë të vijnë edhe më tutje, në veçanti edhe ata nga Amerika Latine”, tha Thaçi.

“Ne po ndërtojmë një relacion special edhe në kuptimin politik dhe diplomaik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por në të njëjtën kohë edhe një relacion më të fuqishëm për ardhjen e investitorëve amerikanë, që të mos kemi vetëm prezencë, diplomatike dhe ushtarake në Kosovë por të kemi edhe prezencë të investimeve ekonomike”, tha Thaçi për televizionin 21.

Thaçi ndodhet për vizitë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button