Politika ka futur kthetrat në institucionin e popullit, vendit i duhet aksion urgjent!

Që nga zgjedhjet e viti 2014 Parlamenti është në bllokim të pjesshëm apo në tërësi, konstatohet në hulumtimet të cilat u realizuan nëpërmjet projektit të “Metamorfozis”. Sipas të rezultateve të hulumtimit, Parlamenti i Maqedonisë plotëson 59 përqind të indikatorëve të transparencës, që është nën mesatarën prej 63 përqind që kanë parlamentet e rajonit, njoftom  Portalb.mk

Profesori universitar dhe ish deputeti Mersel Bilalli thotë për Portalb.mk se për fat të keq ky institucion famëkeq vite me radhë ka legjitimuar madje ka përkrahur krimin e organizuar në përmasa astronomike duke mos ushtruar kurrfarë kontrolli ndaj qeverisë të cilën vet e zgjedh dhe të njejtën vet mund ta shkarkoj.

“Mendoj se qëndrimi se parlamenti është institucion tejet i mbyllur është mëkati i më i vogël i atij institucioni që emërohet parlament. Ajo që nuk ka qenë i hapur nënkupton se ka fsheh diçka. Për fat të keq ky institucion famëkeq vite me radhë ka legjitimuar madje ka përkrahur krimin e organizuar në përmasa astronomike duke mos ushtruar kurrfarë kontrolli ndaj qeverisë të cilën vet e zgjedh dhe të njejtën vet mund ta shkarkoj. Por, ajo që ky institucion gjithë kohën ka mbet i mbyllur dhe akoma vazhdon të mbyllë sytë para së keqes dhe kaosit tregon se ai realisht nuk përfaqëson interesin qytetar, por të diçkahit tjetër”, tha Bilalli për Portalb.

Ai shtoi se ky institucion nuk ka përfaqësuar qytetarët që e kanë zgjedhur, por interesat e grupeve të nëntokës dhe aktorët kryesor të krimit të organizuar.

“Pra, ky institucion nuk ka përfaqësuar qytetarët që e kanë zgjedhur, por interesat e grupeve të nëntokës dhe aktorët kryesor të krimit të organizuar. Mendoj se duhet intervenuar në modelin zgjedhor që të forcojmë pozitën e parlamentit. Pra, duhet ose akceptuar modelin a listave të hapura, ose modalin mazhoritar, ku meritat kryesore për fitore do të jenë vet kandidatët që do të zgjedhën drejtpërdrejtë, e jo listat e ofruara nga liderët partiak në bazë të dëgjueshmërisë. Vetëm atëherë do të kemi parlament të hapur i cili s’do të ketë çka të fsheh”, shton Bilalli.

Nga ana tjetër ish kryetari i Parlamentit, Stojan Andov për Portalb.mk thotë se Parlamenti nuk është i mbyllur po që për momentin atë e ka bllokuar politika.

“Parlamenti nuk është i mbyllur shkaku që qytetarët mund të ndjekin punën e tij, por tani në Parlament po zhvillohet një situatë tjetër, që po bllokon punën e tij si institucion. Politika momentalit ka lëne të bllokuar Parlamentin”, tha Andov për Portalb./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button