Si ishte Android para daljes së iPhone

Tani mbase do të tingëllojë si diçka e pabesueshme, mirëpo para lansimit të iPhone në vitin 2007, sistemi operativ i Google, Android, nuk ofronte mbështetje për telefonat e mençur me ekranin e ndjeshëm në prekje.

Ky fakt është bërë i ditur në dokumentet e gjykatës, e cila është duke u marrë me mosmarrëveshjet mes Apple-Samsung. Një raport i Google sqaron se Android ishte projektuar me prezencën e butonave fizik në telefona. Mirëpo, platforma mobile nuk kishte asgjë në arkitekturën e saj që e ndalonte mbështetjen për telefonat me ekrane të ndjeshme, në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Në pjesët e tjera të këtij raporti thuhej se Android parashihte shumë opsione tjera në telefonat e mençur mobil, sikurse bateria e telefonit e cila mund të hiqej, aplikacionet mobile të palëve të jashtme, njoftimet për përdoruesit, widgets dhe jo vetëm.

Mirëpo, të gjitha këto funksione ishin menduar të funksiononin me butonat fizik në telefona, derisa u paraqit iPhone, i cili e ndryshoi tregun, dhe telefonat me ekranet e ndjeshme në prekje u bënë standard i ri në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button