Han: Në qoftë se BE-ja hamendet me Ballkanin, të tjerë do të ndërmarrin angazhmane

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, paralajmëroi se në qoftë se Bashkimi Evropian hamendet në përkushtueshmërinë e tij ndaj Ballkanit, dikush tjetër mund të “angazhohet” në këtë rajon.
Sipas tij, zgjerimi i BE-së, me të gjithë kushtet dhe kriteret, “është politika më e mirë e sigurisë” që Unioni kurdo qoftë e ka pasur, por ajo nuk është “drekë falas”, transmeton Tanjug.

“Vetëm liderët lokal mund ta rregullojnë punën dhe t’ia prezantojnë qytetarëve të saj. Ata duhet ta ndërmarrin përgjegjësinë dhe të ndërtojnë mbi progresin tanimë të arritur”, theksoi ai.
“Duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike, dhe zbatim të vërtetë të reformave, jo në letër, por në terren, posaçërisht në sferat kyçe të qeverisjes së të drejtës, konkurrencës dhe lidhjes. Kjo mund t’i rrezikojë modelet afariste të individëve”, porositi Han.

Han konkludoi se Unioni është “loja më e mirë në qytet”, por theksoi se të gjithë duhet të jenë të përgatitur që ta luajnë.

“Duhet të jemi më të mirë dhe më të fuqishëm në shfrytëzimin e fuqisë tonë të butë të tërheqjes. Nuk mund ta marrim si punë të mbaruar. Gravitacioni evropian mund të jetë fuqi e natyrës, por duhet në mënyrë inteligjente të sistemohet”, porositi Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button