Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku thuhet se kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së, transmeton REL.

Në një komunikatë për media të Kuvendit të Kosovës, thuhet se në këtë drejtim, ata janë pajtuar që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.

“Diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media nga Kuvendi.

Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee sipas njoftimit për media, thuhet të kenë biseduar edhe për reformat në drejtësi.

Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. Por, kjo marrëveshje nuk gjeti përkrahjen e opozitës si dhe të një numri të deputetëve të partive në pushtet dhe si e tillë, mbeti e paratifikuar në Kuvend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button