Johanesburg: Në një aksident rrugor e kanë humbur jetën 20 fëmijë

Të paktën 20 fëmijë e kanë humbur jetën kur minibusi i shkollës që i transportonte ata është përplasur në një kamion dhe në të shpërtheu zjarr. Aksidenti ka ndodhur në provincën Mupmalanga, kumtoi shërbimi lokal i emergjencës, transmeton MIA.

“Është konfirmuar se e kanë humbur jetën 20 persona”, deklaroi zëdhënësi i shërbimit emergjent Rasel Meiring.

Shumica e fëmijëve ishin bllokuar në autobus dhe menjëherë kanë vdekur gjatë përplasjes, shtoi ai.

Disa fëmijë i kanë mbijetuar aksidentit dhe menjëherë janë hospitalizuar.

Hetimi për arsyer e aksidentit është në vijim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button