Dimitriev qorton Ramën në Facebook

Përderisa kolegu im nga Shqipëria “nga doreza” nxjerr skenarë për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, përderisa dështon integrimi evropian i shteteve të rajonit, avokatët e tij kujdestar tentojnë ta arsyetojnë me tezën se fakti që Rama kërkon pikë para zgjedhjeve në vendin e tij përmes përzierjes brutale në proceset e Maqedonisë kanë qenë të “natyrës miqësore”, thotë kryeministri teknik Emil Dimitriev në profilin e tij, përcjell Meta.mk.

“Çfarë papërgjegjësie nga një socialist i cili haptazi nxit nacionalizëm. Përderisa ekziston huti tek politikanët në fqinjësi nëse duan të mbështesin frymë miqësore në rajon ose jo, dua t’i porosis se ne, të ardhmen e Maqedonisë e shohim në BE dhe nuk kemi dilemë lidhur me këtë prioritet strategjik. Deklaratat e këtilla nuk janë në favor të fqinjësisë së mirë dhe ndërtimit të raporteve miqësore. Përkundrazi, hedhin benzinë në zjarr i cili qëndron ndezur dhe nxit ndjenjat nacionaliste tek të gjithë në mënyrë individuale. Madje edhe BE nuk ka dilemë se e ardhmja e shteteve të rajonit është në BE”, ka thënë Dimitriev.

Sipas kryeministrit teknik, kurrfarë planifikimi territorial, bashkim ose ndarje nuk është në drejtim të stabilitetit ose qetësisë më të madhe.

“Çdo shtet nga rajoni është shtet sovran ndërsa synimi kryesor duhet të jetë rritja e standardit të qytetarëve, në kufijtë personal. E ardhmja e rajonit nuk është në bashkimin e dy shteteve apo më shumë territoreve, por e ardhmja është në bashkimin e të gjithë rreth vlerave evropiane në BE” shton Dimitriev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button