Sulm ndaj Komandës së Trupave Ushtarake në Afganistan

Në sulmin ndaj Komandës së Trupave Ushtarake, në provincën veriore të Afganistanit, Belh dhe në vazhdim të përleshjeve kanë humbur jetën 8 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët theksuan se 3 sulmues me uniforma të ushtarëve kanë hyrë në komandë dhe kanë nisur të hapin zjarr. Sipas informacioneve të para 8 persona kanë humbur jetën.

Ndërkohë si pasojë e sulmit janë plagosur 15 persona, përleshja ende është duke vazhduar dhe se një nga sulmuesit është neutralizuar.

Përgjegjësinë mbi sulmin e kanë marrë përsipër talebanët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button