OKB jep alarmin: Rrezikohemi nga një luftë bërthamore

Një raport i OKB-­së, jep alarmin për rrezikun e shpërthimit të një lufte bërthamore, si pasojë e një “gabimi katastrofal”. Daily Mail shkruan se ky rrezik është në pikën e tij më të lartë. Sipas raportit, sistemet komplekse dhe automatike mund të çrregullohen dhe të fillojnë të shkaktojnë ngjarje të cilat mund të rrezikojnë jetën e miliona njerëzve.

Në dokument thuhet se “Parandalimi bërthamor funksionon deri në kohën kur do të dëshmojë se nuk funksionon. Rreziku është i natyrshëm dhe, kur të shuhet fati, rezultatet do të jenë katastrofike”. Raporti paralajmëron se sensorët e lidhur me internet, dronët dhe lidhjet e internetit nënkuptojnë se një gabim i vetëm mund të eskalojë shumë shpejt dhe paralajmëron se rreziku nga një “luftë aksidentale bërthamore” është shumë i lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button